Secondary Adv

Njerezit mund te kolonizojne nje dite Jupiterin dhe Venusin

Share on Google+

Bas Lansdorp ka një vizion ambicioz për të ardhmen e udhëtimit hapësinor. Sipërmarrësi holandez, i njohur më së shumti për bashkë-themelimin e Mars One, është i vendosur të dërgojë njerëz në Mars. Kompania e tij Mars One duket se do të krijojë në dekadat e ardhshme një vendbanim të përhershëm për njerëzit.

 

Ekipi përpiqet ta kuptojë më mirë planetin përmes hulumtimeve rigoroze dhe testimeve të përpikta. Megjithëse do të jetë emocionuese për të sjellë njerëzit në Mars, Bas Lansdorp tashmë po kërkon edhe planetë të tjerë për kolonizim të mundshëm.

Jupiter dhe Venus

Bare Lansdorp kohët e fundit ka deklaruar se shpreson të sjellë koloni njerëzore në Venus ose edhe në një nga 69 hënat e Jupiterit. Venusi, planeti i dytë nga dielli nuk është vendi më i këndshëm në univers. Temperatura e sipërfaqes është afërsisht 462°C, e nxehtë mjaftueshëm sa për të shkrirë plumbin. Të mos flasim për atmosferën e planetit, e cila është aq e dendur sa do të ndiheshit sikur ishit 914 metra nën ujë.

 

Megjithëse, sa më larg të jeni nga sipërfaqja e planetit, aq më i këndshëm dhe i jetueshëm ai bëhet. Në një lartësi 48.2 km, klima e Venusit i ngjan asaj të Mesdheut. Hulumtuesit janë tashmë në procesin e krijimit të një qyteti lundrues të ngjashëm me një balonë.

Ndërtimi i një habitati në një nga hënat e Jupiterit mund të jetë pak më e lehtë. Me Evropën si kandidat kryesor, ka 10 hena që orbitojnë Jupiterin që mund të jenë habitate potenciale. 

 


Më të lexuarat