Secondary Adv

Si mund te perdoren dronet ne arkitekture dhe ndertim

Share on Google+

Mjetet ajrore të vogla pa pilot (UAVs), të quajtur zakonisht drone, po fitojnë popullaritet jo vetëm në mesin e publikut të gjerë dhe konsumatorëve, por edhe në atë të profesionistëve.



Për shkak të mungesës së një kuadri rregullator të rreptë dhe për sa kohë që përdorimi i dronëve nuk kërcënon sigurinë e njerëzve apo pronës, firmat e arkitekturës mund të përdorin dronët kryesisht për mbledhjen e të dhënave të vendit, monitorimin e punëve ndërtimore dhe grumbullimin e materialeve për qëllime marketingu. Kufizimet përfshijnë kohën e papërshtatshme për të fluturuar në errësirë, jashtë linjës së kontrollit të operatorit, mbi lartësi të caktuara dhe afër strukturave të tjera ose turmave të njerëzve.

Mundësia për të vendosur në dronë kamera me definicion të lartë, skanera infra të kuqe dhe sensorë termikë, mundëson grumbullimin e të dhënave të rëndësishme që mund të nevojiten në një projekt që në fazën e projektimit. Ata mund të vëzhgojnë vende, të inspektojnë cilësinë e ndërtimit dhe të fotografojnë ndërtesat e përfunduara. Megjithatë, përdorimi i droneve kërkon investime në burime dhe trajnime, kështu që shumë firmat e arkitekturës që përdorin drone zgjedhin të përdorin specialistë të tyre.


AECOM ka marrë kohët e fundit leje për përdorimin e dronëve në operacionet komerciale. Paul Clarke, Drejtor Teknik i Infrastrukturës Inteligjente në AECOM përshkroi mënyrën se si firma përdor dronët: "Dronët reduktojnë nevojën për të vendosur stafin dhe burimet në një pozicion rreziku, të lejojnë përsëritjen e anketave, provave dhe vlerësimeve dhe të ofrojnë një mënyrë të shpejtë dhe ekonomike për marrjen e të dhënave. "

 


Më të lexuarat