Ky është hoteli me 10 mijë dhoma, që nuk pati kurrë të ftuar. Hoteli luksoz "Prora" është ndërtuar nga nazistët në vitet 1936-1939, me urdhër të Adolf Hitlerit, në kuadër të programit qëllimi i së cilës ishte përhapja e propagandës naziste përmes aksioneve të punëtorëve gjermanë.
Kompleksi më i madh në botë, me 10 mijë dhoma, gjendet në ishullin Rugen në Gjermani. Shtrihet në bregdetin e bukur pesë kilometra të gjatë të detin Baltik në një pamje mahnitëse.
Në ndërtimin e hotelit kanë punuar madje nëntëmijë persona, ndërsa ishte menduar si vend që kënaq dëshirat dhe nevojat e secilit. Projekti “Forca si hare” planifikonte hapjen e kinemasë, pishinave, sallave të ndryshme dhe të portit për anije. Plani ishte që të ndërtoheshin 20 mijë dhoma, me banjo në secilin kat.Projekti u pezullua dhe tetë godinat nuk u përfunduan kurrë pasi lideri nazist vendosi që të fokusohej më shumë tek lufta. Pas luftës, sovjetikët kishin në plan që ta hidhnin në erë, por nuk kishin mjaftueshëm dinamit.
Hapësirat e braktisura dhe muret shërbyen si kompleks ushtarak i Gjermanisë Lindore, e më vonë për qëllime të Universitetit Ushtarak të Teknologjisë. Shpesh refugjatët aty gjenin strehim, sidomos gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, ku kanë qëndruar edhe shumë shqiptarë.
Nga ky hotel gjigand sot ka mbetur vetëm një muze, një diskotekë dhe disa blloqe hoteli, por ekziston ideja që këtu të ndërtohet një vend ideal për argëtimin e familjeve.