Secondary Adv

Mikrovalet mund te jene te demshme per mjedisin aq sa miliona makina

Share on Google+

Përdorimi i mikrovalëve në të gjithë BE-në lëshon dioksid karboni gati sa shtatë milionë makina, sipas një studimi të ri nga Universiteti i Mançesterit.

Studimi gjeti:
Mikrovalët lëshojnë 7.7 milion ton dioksidit të karbonit në vit. Kjo është ekuivalente me emetimet vjetore prej 6.8 milion vetura. Mikrovalët në të gjithë BE-në konsumojnë rreth 9.4 terawatt-orë (TWh) të energjisë elektrike çdo vit. Kjo është e barabartë me energjinë elektrike vjetore të prodhuar nga tre termocentrale të mëdha të gazit.

Përpjekjet për të reduktuar konsumin duhet të përqëndrohen në përmirësimin e ndërgjegjësimit dhe sjelljes së konsumatorëve për përdorimin e këtyre pajisjeve në mënyrë më efikase. Mikrovalët përbëjnë përqindjen më të madhe të shitjeve të të gjitha llojeve të furrave në Bashkimin Evropian (BE), me numra që do të arrijnë në 135 milionë deri në vitin 2020.


Më të lexuarat