Secondary Adv

Projekti per ndertimin e nje ure 35 km te gjate per te lidhur Francen me Angline

Share on Google+

Sekretari i jashtëm britanik Boris Johnson ka sugjeruar ndërtimin e një ure gjigante midis Britanisë dhe Francës për të forcuar lidhjet pas Brexit.

 

Duke folur me presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një takimi mes Mbrtërisë së Bashkuar dhe Francës të enjten, Xhonson tha se ishte "qesharake" që dy vendet lidhen vetëm nga një hekurudhë dhe kanë hedhur idenë për ndërtimin e një ure 35 km për të mbajtur "lidhje të mira" në të ardhmen, raportoi gazeta Daily Telegraph.

Kryeministri francez kuptohet se e ka mirëpritur sugjerimin, duke thënë "Pajtohem. Le të bëjmë atë." Johnson shkroi në tëitter se duhet të caktohet një grup ekspertësh për të marrë në konsideratë "projekte të mëdha." Në të kaluarën, Johnson ka hedhur idenë e ndërtimit të një tuneli tjetër për të konsoliduar marrëdhëniet mes dy vendeve kur Britania të largohej nga BE.

Megjithatë, duke folur me ndihmësit e tij të enjten, Xhonson tha se një urë 22 milje (35 km) midis Anglisë dhe Francës do të ishte e arritshme, duke marrë si shembull struktura edhe më të mëdha si në Japoni dhe gjetkë. Ura më e gjatë në botë është Ura e Madhe e Danyang-Kunchan në Kinë, e cila shtrihet 102.4 milje (164.7km) përgjatë hekurudhave me shpejtësi të lartë Pekin-Shangai.


Më të lexuarat