Gjatë dekadës së fundit, Mu-Ming Poo, drejtori i Institutit të Neuroshkencës në Shangai, ka qenë në kërkim të majmunëve që mund të përdoren për të studiuar sëmundjet njerëzore.
Së fundmi, studiuesit në institutin e tij bënë publike një ngjarje të rëndësishme: lindjen e Zhongzhong dhe Huahua, dy klonët e parë të majmunëve të krijuar duke përdorur të njëjtën teknikë si te delja Dolly.
Ky është rasti i parë që shkencëtarët klonojnë primatët dhe kjo mund të “hapë derën” për klonimin e njerëzve në të ardhmen.
Njerëzit janë primatë. Pra, për klonimin e specieve primate, duke përfshirë edhe njerëzit, pengesa teknike tani është prishur,” u tha gazetarëve mbikëqyrësi i programit të klonimit, Muming Poo. Megjithatë, ai këmbënguli se klonimi i primatëve kishte për qëllim t'i shërbente qëllimeve të hulumtimit, veçanërisht për mjekësinë dhe shëndetin e njeriut.
Në vitin 2003, pasi shkencëtarët në Universitetin e Pittsburgh përdorën 716 vezë dhe nuk arritën të krijonin një klon të vetëm, u sugjerua që klonimi i primatëve dhe nga klonimi i njeriut është i pamundur duke përdorur këtë metodë.
Zhong Zhong dhe Hua Hua u krijuan përmes një procesi të njohur si transferimi bërthamor i qelizave somatike (SCNT), në të cilën bërthama e një qelize, me informacionin e saj gjenetik, është transferuar në një vezë nga e cila bërthama është hequr. Kjo teknikë është përdorur për të klonuar me sukses mbi 20 lloje të kafshëve, duke përfshirë qen, lopë dhe derra.
Ndoshta primati më i famshëm i klonuar deri tani është delja Dolly në vitin 1996, në Skoci.