Secondary Adv

Nje ne 5 vende pune mund te zevendesohen nga nje robot ne 12 vitet e ardhshme

Share on Google+

Sipas një raporti të ri, një në pesë vende pune në qytetet britanike ka të ngjarë të zëvendësohen deri në vitin 2030 për shkak të automatizimit dhe globalizimit.

 

Shitjet me pakicë, shërbimi ndaj klientit dhe punët në magazina janë ndër më të rrezikuarat nga humbja, tha Qendra për Qytetet, një njësi e pavarur, jo partiake e kërkimit të politikave urbane dhe një organizatë bamirëse në Angli.

Sipas sondazhit qytetet në pjesën veriore dhe qëndrore ishin më të ekspozuar ndaj humbjeve të vendeve të punës sesa qytetet në jug.

 

Studimi zbuloi se qytetet duke përfshirë Mansfield, Sunderland dhe Wakefield mund të shohin dy nga pesë vendet e punës të humbura, ndërsa Oxford dhe Kembrixh do të përballen me humbjen e 13%.

Andreë Carter, shefi ekzekutiv i Qendrës për Qytetet, tha: “Automatizimi dhe globalizimi do të sjellin mundësi të mëdha për të rritur prosperitetin dhe vendet e punës, por ekziston gjithashtu një rrezik real që shumë vende pune do të zëvendësohen.”


Më të lexuarat