Secondary Adv

8 aplikime te ndryshme te konteniereve te transportit ne arkitekture

Share on Google+

Me rritjen e thirrjeve për adoptimin e një dizajni të qëndrueshëm dhe ekologjik, ripërdorimi i kontenierëve të anijeve si njësi ndërtimi ka qenë në trend kohët e fundit. 

 

Kontenierët e transportit përdoren për të ruajtur dhe transferuar mallra nga një pikë në tjetrën, brenda ose jashtë vendit. Pra, çfarë ndodh me të gjithë ata kontenierë mallrash të ngarkuar, në porte, pasi të jenë zbrazur? Disa nga këta kontenierë janë të përshtatshëm për një përdorim të vetëm, që do të thotë se ata nuk mund të ripërdoren përsëri për t'u transportuar.

 

Gjithashtu, transportimi i kontenierëve të zbrazët në vendin nga ku ata vijnë do të kushtonte, prandaj do të ishte më mirë t’i mbani dhe ripërdorni, nëse jo për të transportuar, atëherë për të jetuar. Tani shumë njerëz po investojnë në kontenierë mallrash për të ndërtuar shtëpitë e tyre edhe më lirë. Kontenierët vijnë me gjerësi fikse, por gjatësi opsionale.

 

Ata mund të përshtaten me nevojat e pronarëve të tyre duke i prerë ata ose duke hequr një ose dy nga muret e tyre anësore. Ata gjithashtu mund të trajtohen, mbyllen dhe izolohen për të siguruar një ambient të brendshëm të rehatshëm. Sa i përket estetikës, ata mund të pikturohen ose të mbulohen në mënyra të ndryshme dhe të duken mjaft tërheqës. Pra, duket se ripërdorimi i kontejnerëve të transportit bën një proces ndërtimi shumë më të shpejtë dhe relativisht më të lirë, me humbje minimale të materialeve.

 

Këtu është një listë e 8 projekteve interesante të cilat janë ndërtuar tërësisht ose pjesërisht nga kontejnerët e transportit. 

 

1. Hoteli Bayside Marina - Yokohama, Japoni 

 

2. PV14 House - Teksas, Shtetet e Bashkuara 

 

3. Cité A Docks - Le Havre, Francë

 

4. Restorant Wahaca - Londër, Angli 

 

5. Dunraven School Sports Hall - Londër, Angli 

 

6. Box Office - Rhode Island, SHBA

 

7. Kopshti Ogura Asahi - Saitama, Japoni 

 

8. Common Ground - Seul, Koreja e Jugut 


Më të lexuarat