Pas shtatë vitesh planifikim dhe ndërtim, Amazon inaguron kampusin 4 miliard dollarë në Seattle.
I quajtur “Spheres”, ai është dizenjuar jo vetëm që t'u japë punonjësve një mundësi për t'u çlodhur (shkurtimisht) në punë, por gjithashtu përforcon imazhin inovator të kompanisë.
Kampusi përbëhet nga 3 sfera xhami, brenda të cilave do të ketë më shumë se 40,000 bimë nga 400 specie të ndryshme nga serra e kompanisë Ëoodinville. Punëtorët brenda sferave do të ndihen si në një pyll të vërtetë. Klima do të kontrollohet. Temperatura e ajrit do të mbahet në 22°c, ndërsa lagështia do të jetë 60 për qind. Në disa vende, klima do të ndryshojë, me temperatura që do të bien ose do të ngrihen me 5 gradë.
Projekti masiv përfshin tre ndërtesa zyrash në formën e sferave, më e larta e të cilave është 27.4 metër dhe ka diametër 39.6 metër. Amazon madje solli një pemë të madhe, të quajtur Ficus me lartësi 16.7 metër, e cila u vendos në Kaliforni më 1969.
"Ne dëshironim të krijonim diçka të veçantë, diçka ikonike për kampusin tonë dhe për qytetin e Seattle", tha John Schoettler, zëvendëspresidenti i Amazon në eventin e hapjes. Ai hapet zyrtarisht për punëtorët ditën e martë. Aty do të punojnë mbi 800 punëtorë.