Secondary Adv

Dy ish-inxhiniere te Google prezantojne makinen e tyre autonome

Share on Google+

Dy ish-inxhinierë të Google kanë prezantuar një automjet të ri autonom të dizajnuar për të shpërndarë produkte udhqimore nëpër shtëpi.

 

Makina me shpejtësi të ulët është e pajisur me panele dhe hapet përmes një aplikacioni për të zbuluar ngarkesën e saj. Kompania prodhuese “Nuro” thotë se mund të ketë gati një flotë ligjore të këtyre mjeteve deri në vitin 2022.

Aplikacioni i smartfon do të japë një kod që hap dyert e automjetit, në mënyrë që klientët të mund të vendosin sendet e tyre. Nuro tha se është duke konsideruar gjithashtu përdorimin e kamerave të njohjes së fytyrës si pjesë e procesit të tij të shpërndarjes.

Me bazë në Los Angeles, firma tashmë ka marrë një leje nga DMV e Kalifornisë dhe planifikon të fillojë testimet në rrugë në fund të këtij viti.


Më të lexuarat