Secondary Adv

Erica, roboti qe do te zevendesoje nje spikere lajmesh ne Japoni

Share on Google+

Një robot jashtëzakonisht i ngjashëm me njeriun, i quajtur Erica do të bëhet shumë shpejt një spiker lajmesh në Japoni.

 

Humanoidi, e cila ka një nga sistemet artificiale më të përparuara në botë, do të marrë rolin e saj të ri në prill. Sipas krijuesit të saj, Hiroshi Ishiguro, roboti është i dashur dhe shumë shpejt mund të ketë një “ndërgjegje të pavarur”. Shumë pak detaje janë zbuluar për punën e re të Erica, megjithatë Dr Ishiguro tha se do të përdorë IA për të lexuar lajme të krijuara nga njerëzit.

 

"Ne do të zëvendësojmë një nga gazetarët me android", tha Dr Ishiguro, i cili është drejtor i Laboratorit të Robotikës në Universitetin e Osakas. Dr Ishiguro thotë se ai është duke u përpjekur të  përfundojë krijimin e tij që nga viti 2014.


Më të lexuarat