Aparatura qe ju tregon se ku ndodhen policet dhe ju shpeton nga gjobat
Nëse policët rrugë ua kanë sjellë në majë të hundës me gjoba apo me penalizime të tjera për shkak se udhëtoni me shpejtësi në autostradë, zgjidhja ju kushton vetëm 1 500 dollarë. Bëhet fjalë për një aparaturë të quajtur Target Blu Eye, e cila ju tregon nese policët e qarkullimit rrugor ndodhen 700 metra larg.
Target Blu Eye, është pajisja e cila instalohet në makinë dhe ka aftësinë që të dallojë një makinë policie nëse është në një distancë deri në 700 metra. Instalohet në makinë dhe arrin të zbulojë policët që stacionohen në autostradë përmes valëve të radiove të komunikimit që ata mbajnë.
Ajo arrin të kapë sinjalet e radios të policisë, edhe të makinave që janë të maskuara, dhe i jep një sinjal drejtuesit të mjetit përmes 3 sinjaleve ndriçuese. Fillimisht pajisja merr një ngjyrë jeshile kur kap sinjalet e policisë dhe ndërsa i afrohet merr një ngjyrë portokalli. Kur situata bëhet kritike dhe afërsia me policinë është e madhe aparatura merr ngjyrë të kuqe.
Policia e ka kundështuar këtë aparat, por prodhuesit e saj thonë se është i ligjshëm. Kompania CBS Automotivë, që e ka njerrë në treg, e ka mbrojtur atë duke argumentuar se qëllimi është parandalimi i aksidenteve si pasojë e shpejtësisë. Prodhuesit thonë se pajisja i detyron drejtuesit e automjeteve që të ulin shpejtësinë, sapo ajo dikton ndonjë makinë policie afër.
Ndërkohë që komisioneri i policisë në Britaninë e Madhe e ka cilësuar këtë pajisje si një “pasaportë për poshtërsi”. Ndërkohë që aparatura ka dalë në shitje në Britaninë e Madhe.