Dubai planifikon ndertimin e impiantit me te madh te mbetjeve ne bote
Dubai, qyteti i arit ka njoftuar për ndërtimin e impiantit më të madh të mbeturinave në botë, duke i kthyer mbeturinat e ngurta në energji.
Komuna e Dubait njoftoi ditën e hënë nisjen e këtij mega projekti, i cili do të ngrihet në lagjen Ëarsan. Impianti i konvertimit të mbetjeve në energji do të furnizojë 120,000 shtëpi.
Ai mendohet të fillojë dhe të funksionojë para World Expo 2020, centrali 544 milion dollarë do të transformojë deri në 2 milion ton mbetje të ngurta në vit, që përbëjnë 60 përqind të mbeturinave totale vjetore të prodhuara nga qyteti.
Impianti mund të trajtojë 5.000 ton mbeturina dhe të prodhojë 171 MË energji elektrike, e cila është e mjaftueshme për të furnizuar 120.000 shtëpi. Sapo fabrika të jetë plotësisht funksionale pas tre vjetësh, ajo do të marrë 2,000 ton mbetje të ngurta në ditë në fazën e parë, e cila do të prodhojë 60 MË energji.
Projekti është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Deëa (Autoriteti i Energjisë Elektrike dhe Ujore të Dubait) dhe kur të përfundojë impianti do të lidhet me rrjetin lokal përmes kabllove 132kV.
Hussain Nasser Lootah, drejtori i përgjithshëm i Bashkisë së Dubait, nënshkroi një marrëveshje me kompaninë zvicerane Hitachi Zosen Inova, një nga udhëheqësit në rimëkëmbjen e mbeturinave termike dhe një kompani belge ndërtimi BESIX Group, për të ndërtuar objektin.