Italian Business Mission to Albania - Tirane 19 Shkurt 2018
ICE- Agjencia për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e kompanive italiane dhe Ambasada Italiane në Tiranë, në bashkëpunim me :
Confindustria (Konfederata e përgjithshme e industrisë italiane), ABI (Shoqata Bankare Italiane), Aleanca e Kooperativave Italiane, Konferenca Italiane e Rajoneve dhe Provincave Autonome, Rrjeti Italian i Biznesit, Unioncamere (Bashkimi Italian i Dhomave të tregtisë, industrisë, zejtarëve dhe bujqësisë), organizojnë në Shqipëri në datën 19 shkurt 2018 një mision sipërmarrjesh italiane me udhëheqje politike.
Misioni promovohet nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Ministria italiane e Zhvillimit ekonomik dhe do të udhëhiqet nga Nënsekretari italian për Zhvillim Ekonomik, Ivan Scalfarotto. Sektorët fokus të nismës janë: Infrastruktura; Energjia e rinovueshme dhe green tech technologies; Mekanizimi i bujqësisë, përpunimi i ushqimit dhe packaging, Inovacioni.
Nisma do të zhvillohet në 19 shkurt 2018 pranë Hotel Tirana International mbi bazën e një programi si më poshtë: • Business Forum • Seminari mbi Programet e Zhvillimit dhe Instrumentat Financiarë • 3 workshop-e sektoriale • Takime biznesi B2B me kompanitë italiane. Programi dhe lista e kompanive italiane pjesëmarrëse me përshkrimin përkatës të veprimtarisë, janë të disponueshme në faqen e web-it https://www.albaniaitaly2018.ice.it .