Secondary Adv

Shtepia e pare ne bote e printuar ne 3D eshte prane perfundimit

Share on Google+

Shtëpia e parë e printuar në 3D është një hap më afër realizimit.

 

 

Ajo u projektua nga WATG Urban, fituesi i çmimit të parë të “The Free Design Home Design Challenge,” në vitin 2016. E quajtur Curve Appeal, tani ajo po kalon "fazën e testimit, kërkimit dhe zhvillimit" të pjesës së murit, me qëllim për të filluar ndërtimin brenda këtij viti. Ky projekt revolucionar mund të ndryshojë mënyrën se si ne ndërtojmë struktura komplekse.

 

Ndërtimi i shtëpisë është planifikuar në një zonë të pyllëzuar shumë pranë Lumit Tennessee në Chattanooga. Dizajni i saj  futuristik është frymëzuar nga “Case Study Houses,” një program i zhvilluar ndërmjet viteve 1945-1966. Shtëpia e printuar 3D printuar është projektuar për të përdorur materiale minimale.

Shtëpia me strukturë të lakuar, me mure me xham është projektuar për të siguruar një lidhje të fortë me natyrën përmes hapësirës së hapur të jetesës dhe dritës optimale natyrore. Sipas arkitektëve me bazë në Çikago, Curve Appeal është hapi i ardhshëm i zhvillimit në botën e dizajnit modern rezidencial dhe mund të sjellë një arkitekturë të qëndrueshme në gjeneratën e ardhshme.

 


Më të lexuarat