Secondary Adv

Tani mund te merrni me qera nje biciklete per vetem 2 dollare duke perdorur Uber

Share on Google+

Uber do t'u ofrojë banorëve të San Franciskos një mënyrë alternative për të lëvizur rreth qytetit: me biçikletë.

 

Duke filluar nga java e ardhshme, kompania do të lejojë që përdoruesit të marrin me qera biçikleta elektrike, nëpërmjet aplikacionit të saj. Kjo është hera e parë që Uber ofron biçikletat si një opsion.

Biçikletat nuk i përkasin Uberit. Ato janë nga JUMP, një shërbim biçikletash me qira. JUMP është duke qarkulluar 250 biçikleta elektrike në Klaiforni për një test 18 mujor. Përdoruesit zgjedhin një biçikletë aty pranë duke përdorur hartën e gjetur në aplikacionin Uber. Atyre u dërgohet një PIN për të zhbllokuar biçikletën që ata zgjedhin. 30 minuta e para të udhëtimit të tyre do të kushtojnë 2 dollarë plus taksat dhe tarifat.

 

Kur klientët të arrijnë destinacionin e tyre ata mund të lënë biçikletën me në një vend publik afër destinacionit të tyre. Një zonë biçikletash do të etiketohet në hartën e  aplikacionit Uber. Përdoruesit duhet të lënë biçikletën me qira brenda kësaj zone të etiketuar;  nëse ata e lënë jashtë zonës atëherë do të paguajnë një tarifë.

Kompania JUMP operon në San Francisko dhe Uashington, D.C., por biçikletat  e tyre janë projektuar në Nju Jork. Ajo shpreson të zgjerohet në Sacramento, Kaliforni, Providence dhe Ishullin Rhode  deri në fund të vitit. 


Më të lexuarat