×
Secondary Adv

Prezantohen ne CES 2018 helikopteret personale, ja sa do te kushtojne

Share on Google+

Ëndrra për të kaluar nëpër rrugët e mbingarkuara duke fluturuar me një helikopter personal për një udhëtim të shpejtë dhe pa stres u realizua.

 

Në CES dy javë më parë, disa ekspozues treguan se si ata planifikojnë të sjellin idenë e një taksie ajrore. Ju madje mund t'i quani ato makina fluturuese, sepse mund të shkoni me ato aty ku të doni dhe është e njejta gjë si makinat që përdorim cdo ditë. 

 

SureFly

SureFly mund të mbajë dy njerëz, mund të fluturojë 70 milje në orë dhe në një lartësi maksimale prej 4.000 këmbësh. Ky do t'ju kushtojë më shumë se një makinë, me një çmim prej 200,000 $. 

 

Volocopter

Një nga gjërat më emocionuese që do të ndodhte në CES ishte kur Volocopter 2X fluturoi pak metra mbi skenën në konferencën për shtyp të Intel, por  2X ende nuk ka marrë certifikimin e FAA. 

 

Helikopteri Bell

Kompania e tretë për të treguar një avion në CES nuk është e huaj për helikopterët. Taxi Bell Air është ende në fazën e konceptit. Bell ka njoftuar se avioni do të mbajë katër vetë.


Më të lexuarat