Tesla nderton centralin me te madh virtual te energjise ne bote
Sipërmarrësi Elon Musk dhe qeveria e Australisë së Jugut kanë prezantuar planin për të ndërtuar centralin më të madh virtual të energjisë në botë, raporton Xinhua.
Sipas planit, 50,000 shtëpi në Australinë e Jugut (SA) do të kenë panele diellore dhe bateri të instaluara nga Tesla pa pagesë.
Projekti do të financohet nga shitja e energjisë elektrike të prodhuar nga panelet. Kjo iniciativë është projekti i dytë i madh i Tesla-s në Australinë e Jugut, pasi më parë ajo ka ndërtuar në këtë shtet edhe baterinë më të madhe të litiumit në botë.
Projekti 800 milionë dollarë do të ketë afërsisht gjashtë herë më shumë kapacitet për ruajtjen e energjisë sesa Powerpack i Tesla-s në fermën e erës Hornsdale pranë Jamestoën.
Në fazën e parë të projektit, 1.100 prona të banesave publike do të pajisen me një panel diellor 5kW dhe një bateri Tesla. 600 instalimet e para nga 1100 shtëpitë e testeve janë caktuar të përfundojnë deri në fund të këtij viti.
Pas testimit, do të marrin edhe 24,000 prona të tjera të banimit publik. Pas fazës së provës, do të fillojnë instalimet masive për pjesën e mbetur të termocentralit virtual me datën e synuar për përfundimin e projektit të caktuar për në qershor 2022. Kostoja fillestare e shpenzimeve për qeverinë e Australisë Jugore vlerësohet të jetë rreth 1.6 milion dollarë.