NASA: Kemi gjetur 7 planete me madhesine e Tokes vetem 40 vite drite larg
Ditën e mërkurë, gjatë një konference shtypi në Uashington, NASA zbuloi se duke përdorur Teleskopin Hapësinor Spitzer, ata kanë gjetur shtatë planete të rinj.
Planetet kanë madhësinë e Tokës dhe orbitojnë një yll vetëm 40 vjet dritë larg prej nesh. Për më tepër, tre prej tyre ekzistojnë brenda zonës "Goldilocks" dhe mund të jenë të banueshëm.
Kjo është hera e parë që astronomët zbulojnë një tjetër sistem diellor me shtatë planetë, përafërsisht me madhësi të njëjtë si tanët. Dhe më e rëndësishmja, sipas NASA-s me kushtet e duhura atmosferike, të shtatë mund të përmbajnë ujë të lëngshëm sipërfaqësor.
"Ky zbulim mund të jetë një pjesë e rëndësishme në enigmën e gjetjes së mjediseve të banueshme, vende që janë të favorshme për jetën", tha Thomas Zurbuchen, administrator i asociuar i Drejtorisë së Misionit të Shkencës gjatë konferencës për shtyp. Ky grup i zbuluar rishtazi Trappist-1 shtrihet në sistemin Aquarius vetëm rreth 235 trilion milje larg nga Toka. Këta planetë rrethojnë yllin e tyre pritës, i cili është i ftohtë dhe më i zbehtë se Dielli.