×
Secondary Adv

Krijohet roboti qe njeh 8 emocionet e njeriut dhe u pergjigjet atyre

Share on Google+

Javën e kaluar Elon Musk, CEO i SpaceX pohoi se inteligjenca artificiale është kërcënimi më i madh i njerëzimit. Kështu që nuk do të jetë shumë i lumtur kur të dëgjojë se një kompani pretendon që të prodhojë për herë të parë në masë një robot emocionesh.

 

Kompania Emoshape me qendër në Londër ka krijuar një pajisje në formë kubike, e cila do të arrijë të dëshifrojë emocionet e njeriut, madje edhe do t’u përgjigjet atyre. Quhet Emospark dhe arrin të perceptojë 8 ndjenjat kryesore te njeriu si: zemërimi, frika, besimi, ankthi, trishtimi, habia, gëzimi dhe neveria.

Por përveçse dëshifrimit të 8 ndjenjave kryesore të njeriut, kjo pajisje do të kuptojë ndjenjat që ka personi në atë moment, do të arrijë edhe të japë një përgjigje për to. Pajisja e vogël kubike do të jetë e përbërë prej një kamere të vogël dhe një mikroçipi, i cili do të mbërthejë emocionet tuaja. Me anë të kameras, Emospark do të fotografojë shprehjet e fytyrës dhe do t’i dëshifrojë ato për të kuptuar gjendjen emocionale për të dhënë më pas edhe një përgjigje.

Teoria e emocionit u krijua për herë të parë nga Dr Robert Plutchik (21 tetor 1927-29 prill 2006), i cili ishte profesor në Kolegjin e mjeksisë të Albert Ajnshtajnit në Nju Jork. Ai sugjeroi se ka tetë emocione themelore primare si zemërimi, frika, besimi, ankthi, trishtimi, habia, gëzimi dhe neveria.

 

 

Sipas teorisë së tij të gjitha speciet kanë evoluar emocionet me kalimin e kohës, disa përdoren për të ndihmuar dhe disa për të mbijetuar të tilla si frika për “të luftuar ose fluturuar”. Kështu që duke pasur një pajisje që njeh tetë emocionet themelore, ajo teorikisht mund të përsërisë të gjitha emocionet e tjera.

 


Për shembull, kur jeni duke dëgjuar muzikë dhe ju pëlqen një këngë. Kjo do të ndihmojë atë të mësojë se çfarë mund të gëzojnë në të ardhmen. Duke e sinkronizuar me smartphone-in tuaj pajisja inteligjente mund të luajë këngë, video dhe më shumë në qoftë se ju i bëni një kërkesë.

 

 

Pajisja do të japë përgjigje me anë të këngëve videove apo edhe fjalëve. Në testimet e kryera ajo ka dhënë disa përgjigje në varësi të gjërave që i janë thënë, mund të ketë një reagim pozitiv por edhe negativ në në varësi të gjërave që do t’i thuhen apo kërkohen. Kjo është hera e parë që një makineri u përgjigjet ndjenjave të njeriut. Pajisja do të kushtojë rreth 315 dollarë dhe do të hidhet në treg për Krishtlindje!


Më të lexuarat