Aeroplani i ri hipersonik i Boeing mund te udhetoje rreth globit per 3 ore
Boeing sapo zbuloi detajet e para mbi aeroplanin hipersonik 'Son of Blackbird', që mund të 'udhëtojë rreth globit për tre orë'.
I quajtur 'Valkyrie II', avioni i fshehtë i Boeing, është një pasuesi i mundshëm i aeroplanit legjendar Blackbird SR-71. Ai do të udhëtojë me më shumë se dyfishin e shpejtësisë së një plumbi.
Sipas kompanisë aeroplani do të ndërtohet brenda 10-20 viteve të ardhshme. Ai do të jetë avioni më i shpejtë i prodhuar ndonjëherë, duke arritur shpejtësinë e Mach 5 ose më të lartë (3.836 mph).
Prodhimi i një aeroplani hipersonik mund të ndryshojë mënyrën e angazhimit në luftë, sepse do të thotë që një kërcënim mund të arrijë kaq shpejt, sa pala tjetër do të kishte vetëm disa minuta për ta identifikuar dhe për të përgatitur një mbrojtje. Kjo gjithashtu do të thotë se nëse do të prodhohej si një avion pasagjerësh do të mund të udhëtonit kudo anembanë Atlantikut brenda një ore dhe kudo në të gjithë Paqësorin në dy orë. Do të udhëtonte më shumë se dy herë më shpejt se Konkordi.