Zbuloni nivelin e baktereve ne ushqim me ane te ketij sistemi
Procesi i testimit të ushqimit për bakteret kërkon një kohë të gjatë dhe është i vështirë.
Megjithatë, Dr. Lili He, një shkencëtar i ushqimit nga Universiteti i Massachusetts Amherst po udhëheq një ekip hulumtuesish për të zhvilluar një pajisje të lirë, që mund të lidhet me smartfonin tuaj dhe ju paralajmëron për bakteret e dëmshme në ushqimin tuaj.
Ekipi ka hartuar një çip që përfshin një molekulë të njohur si acidi 3-merkaptofenilboronik (3-MBPA), i cili tërheq dhe lidhet me bakteret. Ky çip është i zhytur në një mostër me lëng ose ushqim të pjekur dhe më pas është shpëlarë me një lëng me pH të lartë.
Ky lëng largon gjëra të tilla si: sheqernat, yndyrnat dhe proteinat që vijnë nga ushqimi, por jo bakteret. Më pas, çipi vendoset në një mikroskop. Këta janë tashmë të dizajnuar për t'u përdorur me smartfonë.
Një aplikacion në telefon pastaj numëron bakteret në çip. Ajo mund të zbulojë deri në 100 qeliza bakterie për 1 mm solucion. Çfarë e bën të veçantë këtë metodë është se rezultatet merren për vetëm dy orë. Metoda standarde e kultivimit të baktereve nga ushqimi merr dy ditë.
Ka metoda të zbulimit të baktereve më të shpejta se ajo, por asnjëri prej tyre nuk është aq i përshtatshëm sa përdorimi i një smartfoni. Mjeku gjithashtu pretendon se metodat e tjera mund të jenë po kaq të shpejta, por nuk janë aq të ndjeshme dhe të besueshme si çipi i saj.
Pasi kjo teknologji të jetë përfunduar dhe të dalë në treg mund të përdoret nga kuzhinierët dhe restorantet për të mbajtur ushqimin në një nivel të shëndetshëm. Për më tepër, do të ketë një aplikim të madh në vendet e fatkeqësive, ku mund të kontrollohet nëse ushqimi dhe uji janë të kontaminuar ose jo. Aplikimet janë të pafundme!