
9 profesione qe do te zevendesohen nga robotet ne 2015
Teknologjia është duke u përmirësuar me shpejtësi, veçanërisht përsa u përket të ashtuquajturave "sisteme autonome", të cilat kryejnë funksionet e tyre me pak ose aspak udhëzim nga njeriu. Robotët mund të futen në zona ku njeriu e ka të vështirë. Një robot do të mund të vinte në zyrën e punës tuaj si një kamarier dhe padyshim do t’iu buzëqeshte, do t’iu përshëndeste dhe do t’iu pyeste nëse e dëshironi kafenë me sheqer ose pa të.
Një robot me shumë gjasa do të mund t’i kryente punët e një njeriu me profesion të tillë, por pyetja kryesore mbetet “pse kemi nevojë për ta?”. A do të mundte një robot të ishte taksist? Kjo mund të ndodhë me shumë gjasa në vitin 2015. Hulumtuesit parashikojnë se avancimi i robotikës do të bëhet edhe më i përsosur gjatë vitit të ardhshëm.
Në Britani, Universiteti i Oksfordit parashikon që 10 milionë vende punë do të mund të kryhen nga robotët. Vitin e kaluar, hulumtuesit nga Oksfordi parashikuan që 45% e punëve në SHBA do të mund të kryhen nga kompjuterët deri në vitin 2030, transmeton. Ekziston një mundësi reale që në vitin 2015 dhe për shumë dekada të ardhshme, robotët punëtorë do të shtohen. Deri në vitin 2015, në gjithë botën do të jenë 2 milionë robotë industrialë “të punësuar”. Tani robotët janë duke analizuar dokumentet, mbushin recetat, realizojnë detyra të tjera që dikur ishin ekskluzivitet i njerëzve. Po cilat janë profesionet që do të zëvendësojnë robotët?
Pastrues
Pastrimi i shtëpisë apo i dhomës është mjaft i lodhshëm, por imagjinoni sikur një robot t’a bënte edhe pastrimin e banjos për ju. Duket se tashmë ka robotë që janë të gatshëm për t’i bërë këto. Xenex Disinfection Services është aktualisht duke përdorur dritë UV për të larguar bakteriet, papastërtitë dhe më shumë, në një spital në Kaliforni.
Mësuesit
Mund të ju duket e çuditshme, por fëmijëve me aftësi të kufizuara të mësuarit në disa shkolla aktualisht po u duket më e lehtë që të bashkëveprojnë me një robot humanoid se sa me mësuesit e tyre njerëz. Me vetëm 22cm gjatësi, roboti NAO nga kompania franceze Aldebaran është aktualisht i dizajnuar për të qenë një edukator robot. Nuk mundet ende që t’i zëvendësojë mësuesit në mënyrë të plotë, por ndoshta do të kualifikohet si një asistent mësimor.
Atletët
Kemi parë robotë duke vrapuar dhe duke hedhur gjëra, por rrallë kemi parë që ata t’i bëjnë të gjitha në mënyrë komplete. Është e vërtetë që ka edhe lojtarë robotë, por ata duket se janë të dobët dhe luajnë vetëm me njëri-tjetrin. Ekziston gjithashtu edhe një lojtar i pingpongut robot, por njerëzit arrijnë ta mundin atë, kështu që zhvilluesit janë duke shikuar që ta përmirësojnë. Por çfarë nëse një robot do të merrte pjesë në gara sportive? Një ekip japonez i shkencëtarëve janë duke i mësuar robotët që të kapin, godasin, vrapojnë dhe të mbrohen. Këto përmirësime në robotë janë duke u bërë ndaras dhe do të marrë pak kohë derisa Laboratori Ishikawa Watanabe i Universitetit të Tokios t’i kombinojë ato në një garues të madh Android. Nëse një robot mësohet që të godasë topin e bejsbollit, atëherë njerëzit nuk do të kenë gjasa që t’i mundin ata.
Punonjës në spital apo një infermiere
Të jesh një infermiere është punë e vështirë. Jo vetëm që kujdeseni për pacientë të shumtë në një kat të spitalit, po ndonjëherë ju duhet që t’i lëvizni ata, t’i vendosni në shtrat nga dhoma në dhomë, e më shumë. Tani një robot spitali mund t’i vendosë pacientët në shtrat, që duket se, do ta ulë numrin e punonjësve njerëzor nëpër spitale. Abacus Global Technology zbuloi një shtrat EPush më herët këtë vit në Spitalin Kho Teck Puat në Singapor. Shtrati jo vetëm që ka motorë që asistojnë në lëvizje, por ka inteligjencë të mjaftueshme për të mbajtur një shpejtësi të sigurt dhe për ta rregulluar atë nëse terreni ndryshon, të themi, nga qilimi në pllaka.
Shitës dyqani
Gjithnjë e më shumë kompanitë po kërkojnë mënyra për të shitur sa më shumë produkte, por me më pak punëtorë. ATM-të kanë ulur kërkesën për punësimin e arkëtarëve në banka, asistentët virtualë mund t’iu përgjigjen pyetjeve të ndryshme 24 orë në ditë etj.
Portier hoteli
Pothuajse të gjitha hotelet me 5 yje sidomos në Europë kanë një person i cili ju pret në hyrje të hotelit, ju parkon makinën apo ju merr bagazhet. Sot edhe ky pozicion pune mund të zëvendësohet. Portieri i ardhshëm i hoteleve do të quhet SaviOne, i cili mund të jetë po aq i dobishëm sa një njeri.
Aktorët
Shumica e aktorëve konkurrojnë kundër dhjetra të tjerëve për një rol në një film. Tani ata përvecse kolegëve të tyre ju duhet të konkurrojnë edhe me robota. Këtë tetor që kaloi në Budapest të Hungarisë, një robot i quajtur REPLIEE S1 luajti rolin kryesor në një skenë të pazakontë të filmit Metamorfozis e Franz Kafkes. Megjithatë, në vend të Gregorit që kthehet në bug, ai zgjohet në mëngjes dhe e gjen vetën një robot.
Pilot aeroplani
Tashmë ka një avancim të madh në fushën e aviacionit modern. Përveç që janë krijuar avionë me mundësinë e “auto pilotizmit” që pilotët shpesh e vendosin aeroplanin kur dëshirojnë të pushojnë pak, tani do të jenë disa pilotë që nuk janë nga mishi dhe gjaku. I ndërtuar nga Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë të Koresë së Jugut, roboti humanoid përmban krahë, këmbë dhe kokë. Është projektuar për të pilotuar një avion në situata të rrezikshme, të tilla si në uzinën e dëmtuar të energjisë bërthamore në Fukishima. Fluturimi komercial është jashtë diskutimit për vitin 2015, veçanërisht për shkak që do të merrte shumë vite kohë derisa një robot do të mësohej se si të flasë.
Më të lexuarat








