Secondary Adv

Kina nderton uren hekurudhore ne zonen Bermuda Triangle of Asia

Share on Google+

Punëtorët kinezë po ndërtojnë një urë hekurudhore mbresëlënëse në një zonë që është konsideruar si “zona e ndaluar" për ndërtuesit e urave.

 

Ura Pingtan Strait po ndërtohet në brigjet e Kinës juglindore, në një rajon që me sa duket ka parë zhdukjet më misterioze të shumë avionëve dhe anijeve dhe është quajtur "Bermuda Triangle of Asia."

 

Ajo do të kushtojë 1.2 miliard paund. Ura do të lidhë Pingtan Island dhe ishujt e saj aty pranë në territorin e Provincës Fujian. Sipas statistikave të siguruara nga mediat shtetërore kineze, struktura është 11 kilometra e gjatë 45 herë më e gjatë se Toëer Bridge në Londër, ose gjashtë herë më shumë se Ura e Bruklinit në Nju Jork.

Për të ndërtuar të gjithë urën, punëtorët do të përdorin 300,000 ton çelik dhe 2,660,000 çimento, të mjaftueshme për ndërtimin e tetë kullave Burj Khalifa në Dubai, rrokaqielli më i lartë në botë.

I vendosur për të pasur një autostradë me tetë korsi dhe një hekurudhë me shpejtësi të lartë, struktura me dy nivele do të ishte ura e parë hekurudhore në Kinë e ndërtuar mbi det dhe është projektuar për të mbështetur trenat që udhëtojnë me shpejtësi sa 200 km/h.

Ura e Pingtan është pjesë e linjës hekurudhore Fuping prej 2.6 milionë paund, një anëtar i ri i rrjetit hekurudhor të Kinës, që mbulon 88 kilometra. Në 20 vitet e fundit, gjatësia e linjave hekurudhore të Kinës gati është dyfishuar, duke u rritur nga 66,000 kilometra në 127,000 kilometra. Kina është gjithashtu vendi me më shumë ura hekurudhore në botë. Aty janë ndërtuar mbi 60,000 ura hekurudhore.


Më të lexuarat