Secondary Adv

Resorti ekologjik me i madh ne Azi

Share on Google+

Qeveria vietnameze ka miratuar planin për “Mui Dinh”, një resort i madh ekologjik që ndodhet në bregun lindor të Vietnamit.

 

Pasi të përfundojë së ndërtuari ai do të jetë një nga resortet ekologjikë më të mëdhënj  të Azisë. Projektuar nga firma e arkitekturës “Chapman taylor's bangkok studio”, projekti përfshin 1800 hektarë dhe përbëhet nga shtatë hotele, një kazino, park, 500 vila etj.

Gjashtë hotele turistike dhe një hotel butik ofron gjithsej 7,000 dhoma. (boutique hotel-është një hotel i vogël i cili zakonisht ka midis 10 dhe 100 dhoma) Ndërtesat më të mëdha janë në formën e maleve, duke formuar një shteg drejt një qendre të madhe rrethore.

I frymëzuar nga historia e pasur lokale e mui dinh, ekoparku i Chapman Taylor është projektuar për të reflektuar elementët kryesorë të mjedisit rrethues rërës, detit, kripës dhe diellit. Projekti është parashikuar si një destinacion i qëndrueshëm që shpreson të nxisë zhvillimin e ekonomisë në rajonin e vietnamit lindor.


Më të lexuarat