Palawan ne Filipine cilesohet si ishulli me i bukur ne bote
Është e vështirë të besohet se Filipinet janë një destinacion udhëtimi tropikal i pavlerësuar. Kur ato të ofrojnë gjithcka, veçanërisht natyrën e magjishme, zhytjet, plazhet dhe ishujt përrallorë.
Ndërsa ne do të donim që të vizitonim çdo pjesë të Filipineve, ekziston një ishull i veçantë në Palawan, një copë parajse e fshehur që u cilësua së fundmi si “Ishulli më i bukur në Botë" nga Conde Nast Reader Choice Awards. Më shumë se 76 mijë persona e kanë votuar ishullin si më të mirin në planet, është mahnitës edhe për shkak të lumit Puerto Princesa, i cili është shpallur një trashëgimi e UNESCO-s.
Atje ku uji i kristaltë i oqeanit bashkohet me një xhunglën tropikale, të rrrethuar nga malet që duken karshi oqeanit. Në ishull ndodhen disa fshatra të vegjël që mbahen me peshkim që së bashku me ishujt fqinje, krijojnë provincën e Palawan.
I cilësuar si “kufiri i fundit”, Palawan ka objekte që datojnë që para 50.000 vjet. Ishulli është i arritshëm me anije ose aeroplan dhe është larg rreth një orë e gjysmë nga ajri nga Manila. Agjensitë e udhëtimit shprehen se koha ideale për të vizituar Palawan është në mes të tetorit dhe majit. Ishulli përvecse bukurive të shumta ofron edhe një shumëllojshmëri kafshësh të egra, nga gaforret e purpurta, dreri i Filipines deri tek fluturat e vecanta të shumta.
Në ishull ju mund të bëni edhe zhytje pasi deti të ofron vende të magjishmë për të eksploruar sidomos shpellat nënujore në pjesën e poshtme të Coron Bay.
Lista me 10 ishujt më të bukur në botë 1-Palawan, Filipine 2- Kiawah, Karolina e Jugut 3-Maui, Havai 4-Kauai, Havai 5- Akripelagu Bazaruto, Mozambik 6- Barriera e madhe Koralore dhe Ishulli Whitsunday, Australi 7-Santorini dhe Cyclades, Greqi 8-St John, Ishulli Virgin SHBA 9-Ishulli Kangur, Australi 10-Big Island, Havai