Secondary Adv

Hyperloop nje hap me prane realitetit

Share on Google+

Një nga firmat që udhëheq  garën për të sjellë në jetë planin e Elon Musk për transportin e shpejtësisë së lartë Hyperloop, ka nënshkruar marrëveshjen e saj të parë ndërshtetërore. Një hap i madh drejt ndërtimit të një sistemi të tillë.

 

Hyperloop Transportation Technologies ka nënshkruar një marrëveshje me Agjencinë Koordinuese e Zonës Veriore të Ohio (NOACA) dhe Departamentin e Transportit në Illinois, për të kryer një studim të fizibilitetit në një rrjet që lidh Clevelandin me Çikagon.

Plani mund të shkurtojë orët e udhëtimit nga 5 orë në vetëm 28 minuta. Sipas Cleveland.com, studimi mund të zgjasë 6 deri në 12 muaj dhe të fillojë që në fillim të marsit. “Hyperloop Transportation Technologies (HTT)” zbuloi vitin e kaluar që ka filluar ndërtimin e kapsulës së  parë të pasagjerëve dhe mund të jetë në dispozicion në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas firmës, podet do të jenë në gjendje të mbajnë një total prej 164,000 pasagjerë çdo ditë, duke u nisur çdo 40 sekonda. Çdo pod do të jetë rreth 30.4 metra i gjatë dhe 2.7 metra i gjerë. Sipas HTT, kapsula e parë në botë do të jetë gati në fillim të vitit 2018.


Më të lexuarat