Secondary Adv

Amerika do te ndertoje autostraden e pare vetem per kamionet

Share on Google+

Gjeorgjia po shqyrton mundësinë e ndërtimit të një autostrade të tërë vetëm për kamionë. 

 

Autostrada, ku nuk do të lejohet të kalojnë makinat, sipas WABE Radio do të jetë e para e këtij lloji në Amerikë. Sipas statistikave më të fundit nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostradë, në 2016 u vranë 4,317 njerëz në përplasje ku u përfshinë kamionë të mëdhenj. Ndërtimi i një autostrade të veçantë për kamionë mund të rrisë sigurinë për makinat e rregullta dhe operatorët e mallrave.

Ajo do të shtrihet nga Atlanta në Macron dhe do të përbëhet nga dy korsi të ndara nga barriera. Projekti parashikohet të zvogëlojë vonesat në I-75 me 40 për qind në 2030 dhe gjithashtu kosto më të ulëta të mirëmbajtjes në korsinë e makinave të pasagjerëve. Departamenti i Transportit i Gjeorgjisë (GDOT) do të zgjedhë një konsulent të përgjithshëm inxhinierik deri në fund të këtij viti; i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin e projektit. Ndërtimi mund të fillojë në vitin 2025.


Më të lexuarat