Secondary Adv

Studiuesit izraelite kane filluar me pergatitjet per nje udhetim te ardhshem ne Mars

Share on Google+

Ndërsa ne po zhvillojmë dalë ngadalë teknologjinë e nevojshme për transportimin e njerëzve në Mars, gjithnjë e më shumë njerëz në planetin tonë po fillojnë të përgatiten për një jetë në Planetin e Kuq.

 

Sipas Reuters, një ekip me gjashtë shkencëtarë izraelitë kanë simuluar kohët e fundit një koloni marsiane në shkretëtirën e Negevit, e cila ishte një mjedis mjaft i afërt me Marsin në aspektin e gjeologjisë, izolimit dhe thatësirës.

I gjithë simulimi zgjati rreth katër ditë, dhe u quajt misioni "D-Mars" (me sa shkurtimi për "Desert Mars"). Ndërsa u eksploruan faktorë të rëndësishëm në lidhje me mbijetesën në Mars, duke përfshirë komunikimet satelitore, mënyrën e matjes së rrezatimit ose kontrollin e tokës për shenjat e jetës bakteriale dhe efektet e përgjithshme që izolimi në një planet të huaj do të kishte në psikikën njerëzore, qëllimi i madh i misionit dukej se po nxiste interes në hapësirë, veçanërisht në mesin e studentëve.

 

Ekipi, në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore të Izraelit, e ka dokumentuar të gjithë misionin si pjesë e një programi në terren, me shpresën se fëmijët do ta shohin këtë dhe do të ngazëllehen për udhëtimin hapësinor përpara misioneve të para në Mars.

Kjo nuk është hera e parë që një koloni marsiane është planifikuar në një shkretëtirë të Tokës. Emiratet e Bashkuara Arabe po krijojnë një koloni më të përhershme në të ardhmen e afërt, me shpresën e ndërtimit të një qyteti të tërë që do të pasqyronte kushtet e Marsit.


Më të lexuarat