Secondary Adv

Kullat e tejdukshme qe do te ndihmojne ne pastrimin e ndotjes se ajrit ne Hong Kong

Share on Google+

Arkitekti Suraksha Acharya nga Midori Architects ka propozuar ndërtimin e një kulle të tejdukshme dhe ekologjike në Hong Kong.

 

Koncepti bazohet në krijimin e një simboli ikonik të dizajnit të qëndrueshëm për qytetin, një rrokaqiell i veçantë i dizajnuar për t'u përshtatur me sfidat e klimës lokale dhe për të zvogëluar emetimet e CO2.

 

Dizajni i Acharya, kohët e fundit fitoi konkursin “Skyhive Skyscraper.” “Aero Hive” është dizenjuar në mënyrë të tillë që të përballojë kushtet e klimës lokale. Forma dhe madhësia e dy kullave, si dhe materialet, u zgjodhën të gjithë për t'u përshtatur me motin subtropikal të qytetit dhe erërat ekstreme.

Sipas arkitektit, dizajni ka për qëllim të ndryshojë idetë kur bëhet fjalë për kullat ekologjike. Aero Hive synon të sfidojë besimin e përbashkët se ndërtesat e larta bashkëkohore nuk mund të ventilohen natyrshëm për shkak të ultra-lartësive të tyre dhe ofron një pauzë nga xhamat tipikë të mbyllur hermetikisht, duke shërbyer si një model i qëndrueshmërisë "

 

Veshja poroze lejon qarkullimin optimal të ajrit në të gjithë ndërtesën. Dritaret me xham të dyfishtë janë optimizuar gjithashtu për të sjellë dritën natyrale në brendësi duke kufizuar rrezatimin e drejtpërdrejtë diellor.


Më të lexuarat