Secondary Adv

Trendet arkitektonike per vitin 2018

Share on Google+

Në të vërtetë, tendet arkitekturore mund të bëjnë që arkitektët të përqëndrohen më shumë në të ardhmen dhe të kuptojnë nevojat e shoqërisë. Kjo do të thotë se arkitektët janë praktikisht pararendës, pasi ata mund të parashikojnë se si do të ishin qytetet dhe komunitetet në vitet e ardhshme dhe përpiqen të veprojnë sipas kësaj njohurie gjatë dizajnit.

 

Ne e presim 2018-ën me shpresën se bota do të jetënjë vend më i mirë për të gjithë ne dhe gjeneratat e ardhshme. Viti 2017 na ka prezantuar me aspekte revolucionare të arkitekturës, të cilat nëse ne i përqafojmë, mund të garantojmë një të ardhme më të mirë. 

Më poshtë po ju tregojmë  trendet e reja arkitekturore për vitin 2018.

 

1. Miksimi i privates me publiken

Për të përballuar mipopullimin në qytet, njerëzit kanë nevojë për zgjidhje më inovative për organizimin e hapësirave. Në të kaluarën, kishte kufij të rreptë midis shtëpive, hapësirave publike dhe zonave industriale. E pra, gjërat do të ndryshojnë këtë vit, duke shpërndarë këto kufij të ngurtë dhe duke formuar zona fleksibile që mund të kenë qëllime të shumëfishta. Kjo do të minimizojë nevojën për transport, do të kursejë kohë dhe do të rrisë produktivitetin.

 

2. Jetoni jashtë shtëpisë tuaj

Siç kemi thënë më parë, kufijtë do të shpërndahen, por këtë herë në shtëpinë tuaj. Në të kaluarën, zonat në natyrë përbëheshin nga ballkone dhe oborre. Kurse tani ju mund të instaloni një kuzhinë të tërë ose nëse dëshironi mund të keni edhe një dhomë ndenjeje në kopshtin tuaj.

 

3. Një dimension i ri i karakteristikave ekologjike

Materialet eko-miqësore nuk janë më të mjaftueshëm. Ju do të shihni shumë kopshte vertikale dhe çati të gjelbra në vitin 2018.  Që nga viti 2017 ka filluar përdorimi i materialeve të riciklueshme për ndërtim dhe 2018-ta do të ndjekë shembullin. Megjithatë, materialet e riciklueshme këtë vit do të mbulojnë gjithçka, nga mobiljet te rrokaqiejtë.

 

4.Qëndrueshmëria

Së pari, sistemet e filtrimit të ujit në shtëpi do të jenë modernë, ndërsa bota praktikisht po shkon në një krizë uji. Së dyti, shtëpitë ‘inteligjente’ të cilat janë tërësisht të automatizuara nga një aplikacion në internet do të mbizotërojnë. Ju do të keni mundësi të ngrohni ushqimin që keni lënë në furrë edhe pse nuk jeni në shtëpi, të ndiyni makinerinë e kafes, të hapni apo fikni dritat etj.


Më të lexuarat