Secondary Adv

Rusia po planifikon te ndertoje nje hotel luksoz ne Stacionin Nderkombetar te Hapesires

Share on Google+

Ndërsa korporatat private amerikane po punojnë për tu ofruar klientëve që paguajnë një udhëtim të shkurtër në hapësirë (ose në skajin e saj), Rusia është duke përgatitur diçka më të madhe.

 

Korporata ruse e hapësirës Roscosmos ka në plan të ndërtojë një modul të hotelit luksoz në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS). Ai do të jetë 15.5 metra i gjatë dhe do të peshojë 20 ton.

Moduli do të përbëhej nga katër dhoma gjumi, rreth dy metra kub secila me dritare 8.6 cm,  dy stacione "mjekësore dhe higjienike", një sallë pritjeje me një dritare 40.6 cm, pajisje ushtrimi dhe Wi-Fi. Kostoja e parashikuar e hotelit luksoz është 279 $ - 446 milionë dollarë.

Rusia po ndërton tashmë Modulin e Shkencës dhe Fuqisë (NEM-1), i cili do të lançohet në ISS në vitin 2021 dhe hoteli luksoz do të ngjante me NEM-1. Para se të mendoni për një pushim në hapësirë, duhet ti keni xhepat plot e përplot, pasi udhëtarët do të jenë ata që do paguajnë për ndërtimin.

RKK Energia është kontraktori kryesor i stacionit hapësinor të Rusisë dhe ka një plan afatgjatë për të paguar modulin. Ai dëshiron të rezervojë së paku 12 pasagjerë, të cilët janë të gatshëm të paguajnë 4 milionë dollarë përpara dhe 12.6 milionë dollarë më vonë.

Si përfundim, ata do të duhet të paguajnë 10.8 milionë dollarë shtesë përpara nisjes.

Kjo sjell totalin në 40 milionë dollarë për një udhëtim të thjeshtë 1-2 javësh në hotelin luksoz. Një qëndrim njëmujor do të ishte 20 milionë dollarë shtesë dhe do ju jepte mundësinë të shoqëroheshin nga një kozmonaut.

 


Më të lexuarat