
Ne 2015 do te dergojme mesazhe me arome
Imagjinoni sikur jeni duke blerë një parfum për një pjestar të familjes, por jeni në dyshim nëse do ta pëlqejë apo jo! Në 2015-ën do të jetë e mundur që ju nëpërmjet një aplikacioni në smartphone të dërgoni aromën e parfumit tek personi që dëshironi.
Sipas ekspertëve Smartphone-ët do të jetë në gjendje që të dërgojnë mesazhe aromatike deri në fund të vitit të ardhshëm. Koncepti i një Smartphone që dërgon aroma, është një nga dhjetë teknologjitë e reja të parashikuara nga Nesta për 2015-ën.
Ky koncept vjen gjashtë muaj pasi shkencëtarët arritën të dërgojnë erën e shampanjës dhe macarons (petulla franceze) nga Parisi në Nju Jork nëpërmjet një aplikacioni në iPhone duke përdorur një pajisje të quajtur oPhone Duo.
Sistemi përbëhet nga një aplikacion i quajtur Osnap, i cili i lejon përdoruesit të krijojë një oNote me një erë nga një gamë me 32 aroma në dispozicion që mund të kombinohen në 300.000 lloje të mundshme. Pastaj ONote mund ta dërgojë në hardware-in e oPhone (një pajisje e cila është në gjendje që të rikrijojë erën). Nje teknologji tjerër në këtë fushë është edhe pajisja Scentee, e cila mund të lëshojë një aromë të preferuar si një alarm në telefon ose kur një individ merr një mesazh me tekst.
Ndërkohë që menaxheri i Nesta-s , Josh McNorton thotë që: "Imagjinoni të bëni një selfie dhe ta postoni dhe të ndjeni aromën e parfumit tuaj. Mendoni të hidhni në Instagram një foto të një darke me biftek dhe personat që do të shikojnë foton do të ndjejnë aromën e darkës suaj.
Nga prezantimi i konceptit Smell-O-Vision, kanë kaluar më shumë se gjysmë shekulli që nga momenti kur u prezantua për audiencën e kinemasë, duke e bërë pamjen e saj mjaft të përhapur në 1960 në filimin Scent. Filmi u prezantua në tri teatro posaçërisht të pajisura me aroma në Nju Jork, Çikago dhe Los Angeles, të cilat do të përhapeshin në kohën e duhur sipas pikave të veçanta në film.
McNorton shtoi se: “Ndërsa ne kemi kthyer hundët tona për të mos nuhatur aroma të pakëndshme, unë besoj se viti 2015-të është viti i Smell-O-Vision, më në fund do të mund të dërgojmë apo publikojmë aromat që duam”.
Një tjetër parashikim i Nesta është risia e madhe në ndihmën e parë. Kompania mendon që të inkorporojë teknologjinë e smartphone-ve në gjetjen dhe përzgjedhjen e ndihmës së parë në vend të paramedikeve. Është pohuar gjithashtu se në 2015-ën frutat dhe perime do të shmangen nga kalbja në ferma dhe me to do të mund të ushqehen miliona njerëz. Një ndër parashikimet më interesante të Nesta-s, është futja e shërbimeve që na ndihmojnë të përmirësojnë jetën tonë të bazuar në të dhënat që ne japim çdo ditë.
Më të lexuarat








