Secondary Adv

Snapchat lancon 3D Friendmojis

Share on Google+

Së fundmi Snapchat ka lançuar Friendmojis 3D. Friendmoji është ndërtuar në versionin 'Deluxe' të aplikacionit Bitmoji të kompanisë, që do të thotë se përdoruesit mund të krijojnë avatarë personalë më realë në ‘World Lenses.’

 

Përditësimi vendos një version virtual 3D tuajin dhe të një shoku në krye të mjedisit të botës reale rreth jush. Ky funksion i ri është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e iOS dhe Android që kanë aplikacionin Bitmoji. 

Publikuar muajin e kaluar, ky version i përditësuar ka qindra karakteristika të reja fizike, duke përfshirë një gamë të modeleve të flokëve, toneve të lëkurës dhe aksesorëve që mund të përdoren për të krijuar karaktere të animuar.

Për të krijuar një Friendmoji 3D përdoruesi duhet të hapë chat-in me një mik dhe të shtypë butonin 'capture'.  Përdoruesit mund të fokusojnë kamerën e tyre të pasme në një zonë të zgjedhur prej tyre dhe të prekin ekranin për të zhbllokuar lentet Friendmoji në karuselin e lenteve.

Ata pastaj mund të vendosin Bitmojis në sipërfaqe dhe animacioni Friendmoji mund të drejtohet duke lëvizur ose nëpërmjet përvojës 3D. Kur animimi të jetë bërë përdoruesit mund t’i dërgojnë krijimet e tyre te shokët e tjerë ose t'i postojnë ato në Storyin e tyre.

Versioni i ri mbështetet në versionin 'Deluxe' të aplikacionit të saj Bitmoji që u lançua nga kompania muajin e kaluar.

 


Më të lexuarat