Secondary Adv

Mbi 100 qytete anembane globit e sigurojne energjine nga burime te rinovueshme

Share on Google+

Më shumë se 100 qytete anembanë botës tani sigurojnë të paktën 70 për qind të energjisë së tyre elektrike nga burime të ripërtërishme, si dielli, era, gjeotermale dhe hidrocentrale, sipas të dhënave nga organizata jo fitimprurëse CDP.

 

Kjo është më shumë se dyfishi i 40 qyteteve që raportohet të kenë operuar të paktën deri në 70% me energji të pastër në vitin 2015. Lista përfshin qytete të mëdha me popullsi të dendur si Auckland, Zelanda e Re; Nairobi, Kenia; Oslo, Norvegji; Seattle, SHBA; dhe Vancouver, Kanada. 43 qytete, duke përfshirë Burlington, Vermont; Reykjavik, Islandë dhe Basel, Zvicër, po operojnë me 100 për qind energji të pastër.

Sipas Forumit Ekonomik Botëror, burimet e ripërtëritshme të energjisë të pa subvencionuara ishin burimi më i lirë i energjisë elektrike në 30 vende në vitin 2017, me burimet e ripërtëritshme që parashikohet të jenë vazhdimisht me kosto më efektive sesa karburantet në nivel global deri në 2020.

Të dhënat e reja janë lëshuar përpara konferencës ndërqeveritare për Ndryshimin e Klimës (IPCC) në Edmonton të Kanadasë më 5 mars, kur udhëheqësit e qytetit dhe shkencëtarët do të takohen për rolin e qyteteve në trajtimin e ndryshimeve klimatike.

 

Të dhënat e vitit 2017 të CDP-së nxjerrin në pah se si qytetet po rrisin masat  për ndryshimet klimatike me një rritje të theksuar të raportimit mjedisor, objektivave të reduktimit të emetimeve, dhe planeve të veprimit klimatik që nga viti 2015, pas Marrëveshjes së Parë të Parisit për të kufizuar ngrohjen globale në më pak se 2 gradë.

Shumë qytete anembanë botës synojnë të kalojnë nga lëndët djegëse në 100% energji të rinovueshme deri në vitin 2050.


Më të lexuarat