Secondary Adv

Pas uraganit Maria, Puerto Riko do te shperndaje internet permes balonave

Share on Google+

Më shumë se një muaj pas uraganit Maria i cili  asgjesoi  Puerto Rikon dhe ishujt e virgjër  të Amerikës, lidhjet e telefonit dhe internetit mbetën në mungëse totale.

Projekti nismëtar  Loon, balonat të cilat përçojnë internet me rreze X, të drejtuara nga kompania Google  kanë dhënë një ndihmë të madhe për ti rikthyer lidhjen e internetit territoreve të prekura të  Amerikës. Balonat u lëshuan nga shkretëtira e Nevadës gjatë fundjavës dhe kanë udhëtuar 3,500 milje në qiell për të arritur stratosferën mbi Puerto Riko. Algoritmat i mbajnë ato në pozicionet ku nevoja është më e madhe.  Së paku 66 përqind e linjave telefonike ishin jashtë shërbimit në Puerto Riko dhe 55.4 përqind janë gjithashtu jashtë shërbimit në ishujt e Amerikës, bazuar në të dhënat nga FCC.

Kjo është hera e parë që ne kemi përdorur mekanizmin tonë të ri, të dhënat e të cilit fuqizohen përmes algoritmave,duke na bërë të mundur  ti mbajmë balonat të grumbulluara mbi Puerto Riko. Teksa njihemi më mirë me këto erera vazhdimisht të lëvizshme të kësaj zone, shpresojmë ti mbajmë balonat sa më gjatë të jetë e mundur  mbi zonat e prekura ku nevojitet lidhja me internetin, mësohet të jetë  shprehur kompania krijuese e këtyre balonave.


Më të lexuarat