Secondary Adv

Ford terheq 1.4 mln makina per shkak te problemeve me sistemin e drejtimit

Share on Google+

Ford ka deklaruar se po tërheq  1.4 milion makina në Amerikën e veriut pasi kompania ka zbuluar se rrotat drejtuese në dy modele të automjeteve të tyre, mund të dalin teksa automjeti është në lëvizje.

Prodhuesi  i makinave tha se bulonat e rrotave drejtuese mund të hiqen gjatë lëvizjes së automjetit, duke shkaktuar një humbje të kontrollit dhe si rrjedhojë,  një rritje të mundësisë për aksident. Dy modelet e prekuara janë Ford Fusion dhe Linkoln MKZ. Përparësia  më e madhe për makinat e tërhequra  janë ato në Amerikë, por  sipas kompanisë afërsisht 80.000 mjete janë në Kanada dhe Meksikë.  Kompania është shprehur  se makinave të shitura tek blerësit, do tu zëvendësohet boshti  i rrotave drejtuese me një të ri që është më i gjatë dhe më i fuqishëm.

Ford gjithashtu po tërheq rreth 6.000 mjete të tipit Ford Fusion me drejtim manual dhe motorë të ndryshëm, të cilët shfaqin probleme të ndryshme, si  rreziku i zjarrit i cili vjen për  shkak të çarjes së pedalit të friksionit. Kompania tha se kur drejtuesit vazhdimisht ndryshojnë marshin, lidhja  e friksionit mundet që të konsumohet para kohe duke prishur pedalin e shtypjes. Një pedal i thyer mund të bëjë që lëngu i transmisionit të rrjedhë pranë një burimi të ndezjes, duke çuar në një zjarr  të mundshëm. Fordi është prodhuesi i dytë më i madh i makinave në Amerikë.


Më të lexuarat