Secondary Adv

Nje opsion i ri nga Google Maps do te shfaqe zonat qe aksesohen nga karriget me rrota

Share on Google+

Google Maps ka një sasi mjaft të madhe të dhënash për kalimin nga një vend në tjetrin , por çdokush me aftësi të kufizuara fizike e di që nuk është mjaft e thjeshtë për ta. 

Disa vende mund të mos jenë të përshtatshme  për  karriget me rrota, kanë ashensorë jashtë shërbimit, dhe plot gjera të tilla të ngjashme. NNjë përditësim i ri në aplikacionin e Google Maps shton një mundësi për të specifikuar një itinerar të aksesueshëm nga karriget me rrota, edhe pse kjo është vetëm një fillim i asaj çfarë në të vërtetë nevojitet.  Udhetarët  në Londër, Nju Jork, Tokio, Mexico City, Boston dhe Sidnei tani do të kenë mundësi  të zgjedhin opsionin e  "akses me karrige me rrota. Padyshim që kjo do ta bëjë jetën më të lehtë për njerëzit me aftësi të kufizuara, njerëzit me karrocë, apo edhe ata që zvarrisin pas vetes gjëra të rënda.

 

Por hartat, madje edhe ato shumë të hollësishme të Google, janë ende shumë të shkurtra në informacionin aq shumë të nevojshëm për këdo që ka një paaftësi fizike. Rrugë për këmbësorë  që marrin parasysh gjendjen dhe lartësinë  e trotuarit, zonat e kalimit të këmbësorëve ose butonat, aksesin e karrigeve me rrota nëpër ndërtesa të ndryshme dhe shumë  gjëra të tjera të cilat mund të integrohen më mirë në platformën më popullore të hartës së botës.

AccessMap  përdor një kombinim të të dhënave të krijuara në mënyrë manuale të cilat janë në dispozicion të publikut, për të etiketuar trotuaret si të sigurta ose të rrezikshme për njerëzit që kanë vështirësi për të lëvizur përreth. Është e kufizuar në Seattle për momentin (nuk mund të presë që të nënvlerësojë hartën e vendit), por koncepti i saj është më shumë se kaq.


Më të lexuarat