Secondary Adv

Roboti 1.9 metra i gjate qe mund te shenoje me mire se nje basketbollist profesionist

Share on Google+

Toyota ka zbuluar një robot me përmasa njerëzore me gjatesi 1.9 m i cili mund të shënojë më mirë se një basketbollist profesionist.

Sipas inxhinierëve Japonezë që ndodhen pas këtij projekti, roboti i quajtur Cue mund të shënojë afërsisht 100 përqind saktë në distanca të shkurtra.  Ky robot ka mësuar të shënojë kosha duke përdorur inteligjencën artificiale, pasi fillimisht ishte praktikuar duke hedhur 200,000 kosha. Gjatë hedhjes së koshave në një ndeshje basketbolli, roboti shënoi më shumë kosha  se lojtari më i mirë i ekipit  Japonez i cili  është  pjesë e ligës  profesionale.

Roboti Cue është 190 cm i gjatë, rreth 200 cm më i shkurtër se mesatarja e gjatësisë së lojtarëve të NBA. Ky robot është krijuar nga Toyota, një kompani  inxhinierike e cila e nxori atë në fushë me uniformë basketbolli me emrin e kompanisë. Kur roboti Cue ka në dorë një top , ai përkulet dhe e hedh atë duke kryer të njëjtat lëvzje si një lojtar i vërtetë. Sipas krijuesve të tij, ky robot mund të shënojë nga një distancë prej 3.6 metrash.


Më të lexuarat