×
Secondary Adv

Plani i NASA-s per te shmangur asteroidet vdekjeprures nuk do te funksionoje per asteroidin Bennu

Share on Google+

Nëse asteroidi Bennu do të përplaset me tokën, do të krijojë një dëm  80,000 herë më të madh se bomba e Hiroshimes. 

Ekspertet kanë krijuar një teknologji të quajtur HAMMER e cila ata shpresojnë të mund të shmangë asteroidët teksa fluturojnë rrezikshëm drejt nesh. Kjo gjë do të mund të na mbronte ne nga goditja e një asteroidi si Bennu i cili ka një shans të dobët por domethënës, për të goditur tokën në vitin 2135. Nëse ky asteroid godet tokën dëmi do të jetë shumë i madh. Asteroidi do të godiste tokën me një forcë 80,000 herë më të madhe se sa bomba e hedhur në Hiroshima. Por studimi i ri zbulon se për rreziqe  të konsiderueshme si Bennu , plani i NASA nuk do të ishte i mjaftueshëm. Keshtu që  botës  mund ti duhet të zgjedhë "opsionin bërthamor", të leshojë  një  raketë drejt asteroidit dhe ta shkatërrojë atë.

 

Ekspertet gjithashtu kanë paralajmeruar se edhe asteroidë të tjerë të rrezikshëm mund të mos dallohen deri në momentin që ato përplasen me tokën. Një gjë e tillë mund ti bëjë disa shmangje të pamundura, dhe mund të kërkojë që si pasojë ekspertët ta hedhin në erë asteroidin. Për ta bërë këtë, shkencëtarët mund të kenë nevojë të përdorin një bombë bërthamore. Kjo do të përfshinte shpërthimin e bombës në distancë nga një asteroid si Bennu, me shpresën se energjia e shpërthimit do ta shmangë atë.


Më të lexuarat