Kamera e fundit Aztech me wireless dhe memorje te brendshme
Kamera më e fundit Aztech me wireless- WIPC309HD – bën të mundur ruajtjen e fotove dhe videove në një memorje të brendshme të saj.
Si rezultat i kësaj , nuk ka asnjë tarifë abonimi dhe përdoruesit logjikisht mund të presin që dosjet e tyre të jenë të sigurta në shtëpi, larg hakerëve dhe syve kureshtarë. Në pamje të parë nuk të krijon ndonjë impresion të madh , është e lehtë dhe prej materiali pastik dhe në dukje të jep përshtypjen e një lodre. Gjithashtu ajo mund të montohet edhe në mur. Si shumë prej kamerave moderne, është e dizenjuar për tu përdorur e lidhur me celularin. Kur një levizje dallohet, kamera Aztech fillon të regjistrojë video te shkurtra të cilat zgjasin deri në 15 sekonda.
Rrezet infra bëjnë të mundur regjistrimin e videove edhe në errësirë, ndonëse ka një limit prej 6 metrash distancë. Një njoftim përmes një aplikacioni, menjëherë dërgohet në celularin e zotëruesit të kameras, sapo vërehet një lëvizje.
Kamera në momentin e regjistrimit nuk shfaq asnjë tingull ose njoftim, duke e bërë prezencën e saj të panjohur. Gjithashtu mund të përdoret për të folur me dikë tjetër përmes aplikacionit thjesht duke qëndruar përballë saj, falë një mikrofoni të dyanshëm dhe një sistemi zëri. Ashtu siç u përmend më parë, fotot dhe videot mund të ruhen në një kartë memorje të vogël të vendosur brenda kameras . Mund të konfigurohet për të regjistruar vazhdimisht, edhe pse videot ruhen automatikisht si sekuenca prej një minute.