×
Secondary Adv

Tastiera e re mekanike e cila na sjell nder mend makinat e para te shkrimit

Share on Google+

Ndryshe nga tastierat tipike, të cilat kanë çelsa më të butë të membranës, tastierat mekanike ofrojnë çelësa individualë dhe çelsa mekanikë  të cilat drejtojnë  nivelin e reagimeve, forcën e  kërkuar dhe tingullit që shkaktojnë.

 

Këto lloje tastierash  kanë qenë prej kohësh të njohura për përdorim nga shkrimtarë, për shkak të reagimit të prekjes,  opsioneve të personalizimit dhe karakteristikave të veçanta, të tilla si ndriçues poshtë tyre dhe veçorive të tjera të ngjashme. Gjithashtu e rëndësishme është se si të veçanta që keto tastiera janë, ato kushtojnë.

 

Ekzistojnë shumë opsione, nga forma dhe ndryshimet që secila ka , deri tek  niveli i reagimeve të kërkuara dhe opsionet që ofrojnë.Por e parë nga afer ndjesia e prekjes dhe kënaqësia e përplasjes së këtyre çelsave në tastierë, është mjaft e veçantë për shumë përdorues.  Duke qenë se shumica janë mësuar  tashmë të përdorin një tastierë tradicionale të cekët, fillimisht përdorimi  i tastierës mekanike të jep ndjesinë sikur po bën një punë të dyfishtë por në një kohë të shkurtër  mesohesh dhe  shumë shpejt të krijohet ndjesia sikur gishtat e tua po fluturojnë dhe çelësat në tastierë po këndojnë. 

  


Më të lexuarat