×
Secondary Adv

Teknika revolucionare e cila rikthen shikimin tek te verberit

Share on Google+

Një teknikë mjekësore revolucionare e cila shfrytëzon fuqinë e terapisë së qelizave burimore, ka arritur të ruajë shikimin e dy prej pacienëtve të cilet kishin probleme me shikimin. 

   

Një burrë 80 vjeçar dhe një grua 60 vjeçare vuanin prej degjenerimit të shikimit, një faktor i lidhur me moshën, dhe e kishin në këtë mënyrë të pamundur të lexonin edhe me syze.

 

Gjithsesi ata e rifituan shikimin e tyre dhe mund të lexonin normalisht, falë një ekipi mjekësh Britanikë, të cilët i vendosën në retinën e tyre një copez  të qelizave të tyre burimore.  Testi inovator, i kryer në spitalin e syve Moorfields, ofron një shpresë për një kurë të mundshme për gjendjen e cila prek 600,000 të rritur në Angli dhe më pak se dy milionë në Amerikë.

 

Është hera e parë që një pjesë inxhinierike indi është përdorur në mënyrë të suksesshme për të kuruar njerëzit me humbje të papritur të shikimit. Studiuesit besojnë se një zbulim i tillë do të na drejtojë drejt një kure e cila do dalë në shitje për  5 vite dhe mund të bëhet diçka e zakonshme, njëjte si  nderhyrja kirurgjikale për heqjen e perdeve në sy. 

 

Procedura e qelizave burimore, e cila mund të zgjasë jo më shumë se 45 minuta, kryhet me anestezi lokale. Procedura  përfshin marrjen e një qelize embrionike burimore dhe më pas rritjen e saj në 6mm pjesë të 100,000 qelizave ngjyruese të retinës.  Kjo pjesë rrotullohet më pas në një tub të hollë, i cili injektohet përmes  një të çare të vogël në sy.

 

Menjëherë  pasi  vendoset ajo zë vend pas retinës ku sipas shkenctarëve zëvendëson qelizat e dëmtuara.Zbulimet e reja të cilat u panë tek dy pacientët e vëzhguar për 12 muaj, janë një progres  i madh drejt kurës së verbërisë.

 


Më të lexuarat