×
Secondary Adv

Nje dore robotike e cila mund te komunikoje per ju ne gjuhen e shenjave

Share on Google+

Një dorë robotike e cila mund të përkthejë  fjalët në gjuhën e shenjave për njerëzit të cilët nuk dëgjojnë, është krijuar së fundmi nga shkenctarët.  

 

I quajtur projekti Aslan, dora e printuar në 3D kushton jo më shumë se 560 dollarë dhe mund të bëjë interpretimin e tekstit por edhe të fjalëve të thëna me gojë, në gjuhën e shenjave. Pajisja komunikon përmes lëvizjes së gishtave, një lloj gjuhe e shenjave ku fjalët interpretohen  shkronjë më shkronjë përmes lëvizjeve të ndara të dorës dhe gishtërinjve. 

Roboti, i cili do të jetë gati brenda 5 vitesh, sipas shkenctarëve mundet që një ditë të mbahet me vete në një çantë shpine. Një pajisje e tillë mund të ndihmojë disa prej  70 milionë persona në mbarë botën, të cilët janë të shurdhët ose kanë vështirësi me dëgjimin, të komunikojnë me personat të cilët nuk e dinë gjuhën e shenjave. Modeli i kësaj pajisje punon duke përkthyer tekstin  ose fjalimin përmes një kompjuteri,  gjithashtu mendohet që produkti final të jetë i përshtatshëm për përkthime edhe kur personi  është në lëvizje. 

 

Ekipi Belg i cili qëndron pas kësaj teknologjie,  shprehet se arritja finale është ndërtimi  i një roboti me dy krahë i cili ka edhe një shprehi  fytyre, për të plotesuar në këtë mënyrë të gjithë kompleksitetin e gjuhëve. Deri tani është krijuar vetëm një prototip i cili punon duke u lidhur me një kompjuter në të cilin përdoruesi mund të dërgojë një tekst ose mesazh zanor drejt rrjetit. 

Më pas ai fillon të shqiptojë mesazhin duke përdorur një sistem alfabetik të quajtur shqiptim përmes gishtërinjve, ku secila fjalë është e shprehur përmes një gjesti të veçantë. Ideja e ekipit Belg nuk është të zëvendësojnë tërësisht  interpretuesit njerëzor por ta bëjnë shërbimin e interpretimit  më lehtësisht të  disponueshëm.

 

 

 


Më të lexuarat