Tashme sendet tuaja mund te gjenden lehte permes nje gjurmuesi i cili lidhet me ta
Nonda AIKO Finder është një gjurmues sendesh me bateri të karikueshme të cilat zgjasin deri në një muaj.
Një risi kjo tek gjurmuesit të cilët nuk e kanë opsionin e karikimit. Pra nëse bateritë e tyre mbarojnë atëherë gjurmuesi nuk vlen më, ai është tashmë automatikisht i panevojshëm për ju.
Raste të tilla kanë sjellë mjaft shqetësime për shumë prej blerësve, të cilët kanë qenë të pakënaqur nga produkti që ata kanë blerë pasi shumë shpejt pajisja nuk ishte më funksionale dhe atyre u duhej të blenin përsëri një tjetër, veprim ky i cili duhej të përsëritej rregullisht. Falë gjurmuesit të ri të prodhuar nga kompania Nonda AIKO, një gjë e tillë nuk është më e nevojshme, kjo pasi bateritë e gjurmuesit janë të karikueshme dhe mund të zgjasin deri në një muaj.
Gjithashtu disa nga risitë e produktit janë:
Pas një muaj përdorimi, pajisja lajmëron për bateritë e shkarkuara dhe sugjeron vendosjen e tyre në karikim.
Përmes aplikacionit, AIKO app i cili lidhet me gjurmuesin , bëhet e mundur gjetja e objektit të humbur. Gjurmuesi dridhet duke njoftuar për vendodhjen.