Gjashte krijesat te cilat mund te jene me inteligjente se njerezit
Një valë kërkimi mbi sjelljen e kafshëve, zbulon se për çdo gjë që ne jemi të aftë të bëjmë, krijesa të tjera munden gjithashtu. Ndonjëherë madje ato mund ta bëjnë dicka më mirë se vetë njerëzit. Për të provuar inteligjencën natyrore, shkenctarët testuan aftësitë e kafshëve dhe bënë një krahasim se si speciet të ndryshme arrijnë të mendojnë.
Pëllumbat
Pëllumbat duken se nuk janë mjaft të aftë të gjejnë rrugëdaljen e tyre nga kafazi por kur vjen puna tek shumllojshmëria e veprimeve, ata ngjasojnë me superheronjtë. Sinjale nervore udhëtojnë në distanca të shkurtra mes qelizave dendësisht të mbushura në kafkat e vogla të pëllumbave , aq sa udhëzimet arrijnë më shpejt.
Majmunët
Ata nuk janë thjesht versioni i vogël i njeriut. Majmunët kanë aftësinë të memorizojnë numrat më shpejt se sa njerëzit, duke sugjeruar në këtë mënyrë se ata munden ta kuptojnë hapësirën në një mënyrë që ne nuk mundemi.
Logjika e korbit
Truri i zogjve është shumë i vogël dhe në dukje i thjeshtë aq sa njerëzit për një kohë të gjatë i qëndronin faktit që këto krijesa ishin shumë pak inteligjente ose më saktë aspak. Por pas testeve të kryera, rezulton se një korb është pak a shumë i krahasuar me të një femije 8 vjeçar , bazuar tek sjellja dhe reagimi i tij pas testit të kryer.
Oktapodët
Oktapodët dhe sepjet shpërndajnë qelizat e trurit të tyre nëpërmjet trupit të tyre të butë. Krahët e tyre përmbajnë deri në tre të pestat e neuroneve të tyre dhe mund të bëjnë lëvizje të pavarura. Një oktapod gjithashtu përdor aftësitë e trupit të tij për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës , strukturën si dhe përmasat trupore për tu dukur në këtë mënyrë pikërisht si një copë alge deti ose si gurë të mbuluar me rerë.
Ana njerëzore e qenve
Qentë nuk mund të ruajnë gjurmë të objekteve të fshehura ashtu siç majmunët mund të bëjnë. Por ata janë ekspertë në bashkveprime shoqërore, si për të ndjekur shikimin e njeriut ose vëzhgimi , shenjestrimi apo bashkëpunimi. Sipas këtyre parametrave qentë rezultojnë të jenë më të ngjashëm me njeriun se sa majmunët.
Bletët
Një bletë është e aftë që në mënyrë të shpejtë të memorizojë vendodhjen e luleve më të mira dhe shtigjeve më të shpejta për të arritur tek ato, por gjithashtu duhet ditur që bletët kanë vetëm 1 milion neurone.