Pastruesja e ajrit me permasat e nje qiellgervishtese
Në dukje mund të ngjajë si një tjetër oxhak gjigand por kulla 200 këmbë e lartë e vendosur në qëndër të kryqytetit Kinez, u ndërtua për të larguar ndotësit vdekjeprurës nga ajri dhe jo për ta shtuar më shumë atë.
Kulla është më e lartë se një ndërtesë 20 katëshe. Kërkimet e paraprake shfaqin kullën, të cilën disa e quajnë si pastruesen e ajrit më të lartë në botë, duke reduktuar ndotjen e ajrit në mënyrë të konsiderueshme, nga një zonë me ndotje të lartë.
E ndërtuar në vitin 2016, kulla 2 milion dollarë e vendosur pikërisht në qëndër të kryeqytetit Kinez, ka një sistem të një shkalle të lartë pastrimi të ndihmuar nga dielli. Sistemi qëndron në majë të një xhami gjigand të mbuluar, njëjtë si nëpër sera . Drita e diellit godet ajrin bashkë me xhamin duke shkaktuar ngjitjen e tij drejt kullës , aty ku një sërë filtrash kapin tymin dhe grimca të tjera të dëmshme.
Një lloj ndotësi të cilin kulla është dizenjuar të kapë është i njohur si PM 2.5, një ndotës i përbërë prej grimcash lendore me një diametër jo më të madh se 2.5 mikron. Një ndotës i tillë është i dëmshëm sepse këto grimca mund të thithen dhe të vendosen thellë në mushkritë tona.