×
Secondary Adv

Qytetet me cilesine me te larte dhe me te ulet te jeteses ne mbare boten

Share on Google+

Kryeqyteti Austriak Viena, përsëri mbron pozicionin e saj si qyteti i cili ofron cilësinë më të lartë të jetesës në botë, ndërkohë që kryeqytete të tjera si Baghdad, qëndrojnë në pozicionin më të keq, sipas një ankete të kryer nga një firmë konsulence e quajtur Mercer.

  

  

Kjo anketë e cila përfshin 231 qytete u vjen në ndihmë kompanive dhe organizatave të ndryshme për të vendosur mbi  shpërblimet dhe ndihmat financiare lidhur me çështje të ndryshme ndërkombëtare. Çështjet e përfshira janë ato politike, stabiliteti, kujdesi shëndetësor, edukimi, krimet, argëtimi dhe transporti. 

Europa ka 8 prej 10 qyteteve kryesore më të këndshme ku përfshihen:  Gjermania dhe Zvicra me nga tre qytete pjesë të top listës pra të 10 qyteteve me të mira, ndërkohë që Zelanda e Re, Kanadaja dhe Australia secila ka nga një qytet të përfshirë në listë. Ndërsa Londra ka një zbritje nga vendi i 40 në  41. 

    

Viena ndiqet nga kryeqyteti  Zvicerian Zyrihu, Auckland në Zelanden e Re dhe më pas nga qyteti  i Mynihut në Gjermani, i cili renditet i treti. Vancouver renditet i pesti, duke ofruar cilësinë më të mirë të jetesës në Amerikën e veriut.  

      

San Fransisko renditet në vendin e 30, duke u shndërruar në qytetin i cili renditet më lart në gjithë të Amerikën, ndjekur nga Boston në vendin e 35, Honolulu në vendin e 36, Seattle renditet i 44-i , dhe New York në vendin e 45. Rritja e nivelit të krimit në Los Angeles ka shkaktuar një renie prej gjashtë pozicionesh duke e çuar atë në vendin e 64 në renditje.   

 Qytete si Singapori i  cili ndodhet i pozicionuar i 25 dhe Montevideo në vendin e 77 kryesojnë vendet  Aziatike dhe të Amerikës Latine. 

Qytetet Angleze vazhdojnë të renditen lart për cilësinë e tyre të jetesës, duke vazhduar të jenë destinacionet më tërheqëse për mundësine  e punësimit që ofrojnë  por edhe për shumkombësinë që i karakterizon.    

        

Qytete si Singapori i  cili ndodhet i pozicionuar i 25 dhe Montevideo në vendin e 77 kryesojnë vendet  Aziatike dhe të Amerikës Latine. 

Qytetet Angleze vazhdojnë të renditen lart për cilësinë e tyre të jetesës, duke vazhduar të jenë destinacionet më tërheqëse për mundësine  e punësimit që ofrojnë  por edhe për shumkombësinë që i karakterizon. 

       

Baghdad  prej një dekade vazhdon të qëndrojë në fund të listës. Dhuna e vazhdueshme e sekteve të ndyshme ka përfshirë qytetin që prej ndërhyrjes  Amerikane në  vitin 2003. Kryeqyteti  i Jemenit  Sanaa, i shkatërruar nga lufta, renditet dy  vende poshtë Baghdad.  


Më të lexuarat