×
Secondary Adv

Koncepti i cantes se shpines me te cilen mund te kercesh lart ne ajer

Share on Google+

Krijuesit Japonezë erdhën me një zbulim interesant të një cante shpine me anë të së cilës një njeri mund të kërcejë  nga një vend në tjetrin  më larg dhe më lart se zakonisht. 

 

    

Për të bërë të mundur një gjë të tillë pajisja është e ndërtuar nga 16 helika. Sipas krijuesve të cantës  së veçantë, falë saj një person mund të kërcejë lart nëpër rrugë . Kjo është e dobishme për nxënësit.  Ata nuk është e nevojshme të presin deri sa makinat të kalojnë, por thjesht kërcejne  sipër tyre.

 

Pajisja e quajtur Lunavita u krijua  dhe  implementua nga ekipi i studentëve të universitetit të Tokyos.  Shpikja  është e përbërë nga dy pjesë: një çantë shpine me bateri dhe një sistem helikash të vendosura në forme  rrethi  në krye të çantës së shpinës. Ato janë përgjegjëse për ngritjen në ajër të personit që e mban atë, duke i ofruar mundësi atij të provojë ndjesinë sikur është në siperfaqen e hënës. Gjithashtu studiuesit sugjerojnë se kjo shpikje do të jetë e dobishme edhe për njerëzit me aftësi të kufizuara, të cilët kanë pamundësi në lëvizje.

 

Tani për tani, ekspertët kanë paraqitur një prototip të papërpunuar  të një çante shpine "për hedhje" ose kërcim lart në ajër. Por edhe me këtë shembull, mund të kuptojmë se mundësitë e një personi po zgjerohen dhe me ritme shumë të shpejta madje. Gjithashtu nuk dihet ende nëse pajisja do të prodhohet në seri. 


Më të lexuarat