×
Secondary Adv

Londer –New York ne vetem 3.5 ore fale avionit me teknologji supersonike

Share on Google+

Baby Boom është avioni me i ri i krijuar, i cili me anë të teknologjisë supersonike mund të fluturojë në shpejtesi prej 1,687mph ose 2,716 kph dhe bën të mundur flturimin nga Londra në New York vetëm në 3.5 orë distancë, gati rreth gjysma e kohës që në të vertet i duhet një avioni të zakonshëm. 

 

Avioni është i përbërë prej 55 vendesh dhe pasagjerët e parë të cilët do të udhëtojnë në shpejtësi supersonike do të munden ta bëjnë këtë rreth vitit 2023 sipas planeve të inxhinierëve që qëndrojnë pas këtij avioni.

 

 

 

 Kompania do të punojë për përmirësimin e dizajnit dhe ndërtimit, provave të teknologjisë supersonike si dhe të sigurojë efiçiencë, siguri dhe komoditet për pasagjerët. Deri më tani 5 prej linjave ajrore tashmë janë të interesuara për të bërë pjesë të tyre 76 avionë Boom me 55 vende. 

 

  

Avioni do të ketë një vend të klasit të biznesit i vendosur në njërën anë të korridorit duke bërë të mundur në këtë mënyrë që të gjithë pasagjerët të kenë akses tek pamjet jashtë dritares. Biletat do të kushtojnë rreth 2, 500 dollarë bazuar tek disa vlerësime të mundshme.

 

Në nëntor Mr Scholl i cili zotëron kompaninë projektuese, u shpreh se fluturimet komerciale pra pasagjerët do të mund të fillojnë të udhëtojnë në këto avionë nga mesi i vitit 2020.  

 


Më të lexuarat